Arrestohen njëmbëdhjetë persona të dyshuar për ‘keqtrajtim apo braktisje të fëmijës’

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore përmes njësiteve të saja relevante ka realizuar planin operativ ‘Identifikimi i fëmijëve lëmoshëkërkues, si viktima të trafikimit’, me ç’rast janë arrestuar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, për kryerjen e veprës penale ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’, si dhe janë identifikuar tridhjetë e gjashtë (36) fëmijë lëmoshëkërkues.

Plani operativ është zbatuar në gjithë territorin e Kosovës, i cili përfshinë periudhën kohore nga data 14.11.2016 deri me datën 18.11.2016. Në këtë plan operacional përveç Policisë së Kosovës kanë qenë të përfshirë edhe prokuroritë  në rajonet përkatëse,  qendra për punë sociale,  drejtoria për migrim dhe të huaj, si dhe njësitë tjera relevante policore.

Fëmijët e identifikuar janë kryesisht nga Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, ku prej tyre 23 Shtetas Kosovar dhe 13 Shtetas Shqiptar.

Shtetasit e huaj nga Shqipëria i janë dorëzuar njësisë përkatëse pranë Drejtorisë për Migrimi dhe te Huaj që të  vazhdojnë me veprime  bazuar në  Ligjin për te huaj, ndërsa për shtetasit Kosovar ,ne konsultim me Prokurorit përkatëse , janë iniciuar 12 raste  “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” sipas nenit 250 të Kodit Penal të Kosovës dhe janë dorëzuar Kallëzime penale kundër prindërve të fëmijëve lëmoshëkërkues në procedurë të rregullt, njofton Policia.

Vlen të potencohet së një nga rastet “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” , neni 250 është  përcjellë  edhe  me një raport plotësues  të  kallëzimit  penal -RECIDIVISTE.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e planeve operacionale të kësaj natyre, pasi ka raste të përsëritjes dhe paraqitjes së lëmoshkërkuesve në qytete të Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

BE-ja dhe Britania: Duhet të zbulohet e vërteta për të zhdukurit

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mbështetje për familjet e personave të...

PDK dhe Aleanca në Kuvend, kërkojnë sërish vazhdimin e seancës konstituive

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës, janë mbledhur edhe sot...

Kurti: Nuk mund të presim deri në vitin 2044 për hapjen e arkivave të Serbisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me U.D. e Presidentes, Albulena...