Arrestohen dy persona për vjedhje të arit në Pejë

PUBLIKUAR

Policia e ka arrestuar një të mitur pasi dyshohet për vjedhje të një sasie ari në një shtëpi në rrugën “Ekrem Berisha” në Pejë, më 11 nëntor.

Në njoftimin e policisë thuhet se pas arrestimit të të miturit është kuptuar se ari ishte shitur te një i dyshuar tjetër, i cili më pas është arrestuar nga zyrtarët policorë.

“Policia ka arrestuar edhe personin e dytë për veprën penale ‘blerje apo fshehje e mallrave të përfituara me anë të veprës penale’, ku nga i njëjti janë sekuestruar disa nga sendet që i kishte blerë nga i dyshuari që i kishte vjedhur”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të Shtetit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Peticioni me 14,140 nënshkrime për heqjen e “Urosevac” nga Ferizaj dorëzohet të hënën në Kuvend

Peticioni “Për një Ferizaj pa ‘Urosevac’”, i mbështetur nga 14,140 qytetarë të Ferizajt, do...

Gërvalla sot del në konferencë për media

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, sot do të mbajë një konferencë për media nga...

Mot i vranët

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta....