Arrestimi i njeriut të afërt me Radoiçiqin, Millosh Steviq – Prokuroria: Po ndërmerren të gjitha masat

PUBLIKUAR

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje për arrestimin e Millosh Steviq. Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se Steviq, dyshohet se ka ndikuar te qytetarët për të votuar dhe po ashtu po ashtu ka kërkuar raporte shëndetësore nga persona të caktuar, me qëllim që personat të asistohen gjatë procesit të votimit.

Nga prokuroria shtohet edhe se, Steviq, është shoqëruar në stacionin policor në Komunën e Graçanicës, ku ndaj tij janë duke u ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me të gjitha procedurat ligjore.

Komunikata:

Prishtinë, 28 Dhjetor 2025- Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik, se ka pranuar një informatë anonime lidhur me dyshimet se një person M.S., ka ndikuar te qytetarët për të votuar dhe po ashtu ka kërkuar raporte shëndetësore nga persona të caktuar, me qëllim që personat të asistohen gjatë procesit të votimit.

Personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor në Komunën e Graçanicës, ku ndaj tij janë duke u ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me të gjitha procedurat ligjore. Ndërkohë, gjatë kontrollit fillestar nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërsa i njëjti është intervistuar nga organet komptente.

Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim me Policinë e Kosovës, mbeten të përkushtuar në ruajtjen e rendit, dhe ligjshmërisë, si dhe në garantimin e një procesi zgjedhor të lire dhe demokratik.

SHIKO MË SHUMË

“Vidovdani” në Gazimestan: Shoqërohen në polici 37 persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë manifestimit të “Vidovdanit” gjatë ditës së sotme,...

Policia shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

e Kosovës ka shqiptuar 1561 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të...

IKSHPK del me thirrje: Mbrohuni nga temperaturat e larta, kujdesuni për foshnjat, fëmijët e të moshuarit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me thirrje e këshilla për t’u mbrojtur...