Ardian Bytyqi është konfirmuar si kandidat për Kryetar të Komunës së Lipjanit nga Partia Guxo.
“Sot Lipjanit i duhet energji të reja, profesionistë të dëshmuar dhe ide kreative për një Lipjan që zhvillohet për të gjithë, jo vetëm për disa siç ka ndodhur fatkeqësisht deri më tani”, ka shkruar Bytyqi në facebook.
Postimi plotë nga Ardian Bytyqi;
𝑸𝒀𝑻𝑬𝑻𝑨𝑹𝑬̈ 𝑻𝑬̈ 𝑵𝑫𝑬𝑹𝑼𝑨𝑹,
𝑷𝒂𝒔 𝒔𝒉𝒖𝒎𝒆̈ 𝒗𝒊𝒕𝒆𝒗𝒆 𝒂𝒏𝒈𝒂𝒛𝒉𝒊𝒎 𝒏𝒆̈ 𝑳𝒊𝒑𝒋𝒂𝒏, 𝒌𝒂𝒎 𝒗𝒆𝒏𝒅𝒐𝒔𝒖𝒓 𝒕𝒆̈ 𝒌𝒂𝒏𝒅𝒊𝒅𝒐𝒋 𝒑𝒆̈𝒓 𝒌𝒓𝒚𝒆𝒕𝒂𝒓 𝒕𝒆̈ 𝒌𝒐𝒎𝒖𝒏𝒆̈𝒔 – 𝒔𝒊 𝒌𝒂𝒏𝒅𝒊𝒅𝒂𝒕 𝒊 𝒑𝒂𝒓𝒕𝒊𝒔𝒆̈ 𝑮𝑼𝑿𝑶.
Lipjani ka nevojë për ndryshim! Është koha që qyteti t’u kthehet qytetarëve dhe të çlirohet nga sundimtarët që për 12 vite e keqqeverisën.
Unë nuk premtoj projekte të paarritshme, por angazhim të ndershëm, qeverisje transparente dhe shërbime reale për qytetarët – jo për grupe interesi.
Sot Lipjanit i duhet energji të reja, profesionistë të dëshmuar dhe ide kreative për një Lipjan që zhvillohet për të gjithë, jo vetëm për disa siç ka ndodhur fatkeqësisht deri më tani.
Lipjani meriton më shumë – dhe bashkë do ta sjellim këtë ndryshim.
𝑭𝒂𝒍𝒆𝒎𝒊𝒏𝒅𝒆𝒓𝒊𝒕 𝒏𝒈𝒂 𝒛𝒆𝒎𝒓𝒂!
#PërLipjanin #GUXO #NdryshimiFillonTani



