Arben Vitia flet për garën në Prishtinë, tregon nëse po mendojnë për koalicione

PUBLIKUAR

Kandidati i VV’së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, është optimist se do të udhëheq me Prishtinën pas 14 nëntorit.

“Qytetari i Prishtinës çfarë që të vendos unë mendoj se do të vendos më të mirën që është e mundshme si qytetar i emancipuar”, thotë Vitia.

“Me kismet po por pa hizmet nuk ka”, shtoi ai.

“Këto javë ne i kemi shfrytëzuar maksimalisht që të takojmë mijëra qytetarë anë e kënd Prishtinës, shumë grupe interesi, mjekë, artistë, mësimdhënës dhe mendoj se ka qenë një punë nga mëngjesi deri në mbrëmje e cila do të shpërblehet edhe në rezultatin prfundimtar por prapë po them se kjo i mbetet qytetarit të Prishtinës që në fund me votën demokratike e me emancipmin që e teegoi më 17 tetor ta tregojë edhe me 14 nëntor”, tha Vitia.

Ish-ministri i Shëndetësisë ka treguar nëse do të bëjë koalicione me partitë tjera.

“Takime nuk kam ka pasur. Ajo që mendoj se duhet bërë sado klishe që duket, koalicion në një anë me qytetarët por në anën tjetër mendoj se është e rëndësishme që qasja ime do të jetë shumë e hapur për të gjitha subjektet politike”, theksoi ai.

“S’do të ketë koalicione parazgjedhore. Për këtë vendos Këshilli i Përgjithshëm i VV’së por edhe mendimi im është kundër koalicioneve zgjedhore”, tha Vitia.

Ndërkohë Vitia ka ka shpjeguar se pse nuk fitoi në rundin e parë.

“Më dha një shancë të dytë që gjatë kësaj kohe të jem më prezentë dhe të ju prezantoj programin”, thotë Vitia.

Videon e plotë të emisionit e keni KËTU.

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Prishtinës mban seancë solemne për 27-vjetorin e Çlirimit të kryeqytetit

Në shënim të 27-vjetorit të Çlirimit të Prishtinës, Kuvendi Komunal i kryeqytetit ka mbajtur...

FSK, Policia dhe KFOR-i largojnë 91 predha të Luftës së Dytë Botërore në Vushtrri

Në një operacion të përbashkët, ekipi i EOD-së BRAVO 3 i Forcës së Sigurisë...

Aksident me fatalitet mes një veture e biçiklete në Prizren, arrestohet një person

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje...