Apeli lë në paraburgim 17 kosovarët që planifikuan sulmin terrorist në Shqipëri

PUBLIKUAR

Gjykata e Apelit, të premten, ka lënë në fuqi, masën e paraburgimit ndaj 17 personave të dyshuar për “Përgatitjen e veprave penale terroriste ose veprave kundër rendit kushtetues dhe sigurisë se Republikës së Kosovës”, nga neni 144 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Në këtë mënyrë Gjykata e Apelit ka refuzuar si të pabazuar ankesat e avokatëve mbrojtës të të pandehurve B.B,V.I.,L.M., L.M., K.P., L.V., L.G., A.A., A. Sh., Xh. T., M. Sh., B.P., L.S., A.K., H.R. dhe F.G., të ushtruara kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 11.11.2016”, ka njoftuar të hënën Apeli.

Sipas vlerësimit të kësaj gjykate, thuhet në njoftimin e Apelit, pretendimet e bëra në ankesë nuk qëndrojnë, ngase nga shkresat e lëndës, rezulton se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit janë kryes të veprës penale për te cilën po dyshohen, nga ana tjetër gjykata e shkallës se parë ka dhënë mjaft arsye për caktimin e kësaj mase në përputhje me nenin 187 të Kodit të Procedurës Penale.

Po të premten, Gazeta Express ka raportuar për operacionin e autoriteteve kosovare që besohet se ka stopuar së paku një sulm terrorist në Shqipëri, duke u vënë në pranga 18 kosovarë.

Gazeta Express, po ashtu, ka sjellë edhe listën e plotë të emrave te të 17 të arrestuarve gjatë këtij aksioni. /GazetaExpress/.

SHIKO MË SHUMË

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...

Ganimete Musliu përplaset me Xhelal Sveçlën për uniformat e Policisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, dhe ministri i Punëve të...