Anulohet miqësorja me Malin e Zi, shkak koronavirusi

PUBLIKUAR

Federata e Hendbollit të Kosovës ka bërë të ditur se sot është anuluar miqësorja me Malin e Zi që do të zhvillohej në orën 17:00 në Podgoricë.

Ky vendim u mor për të ruajtur shëndetin e lojtarëve, përkatësisht për të shmangur kontaktin me lojtarët tjerë të Malit të Zi, që mund të jenë bartës të virusit.

”Kombëtarja jonë ka udhëtuar të shtunën për në Podgoricë dhe ishte e gatshme për ndeshje. Por te Mali i Zi janë paraqitur disa raste me koronavirus dhe për këtë arsye është vendosur të anulohet takimi.Kombëtarja e Kosovës kthehet sot në Prishtinë dhe nesër vazhdohet me stërvitje për ndeshjet kualifikuese të janarit”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...