Anulohet konferenca e Trëndafilovës, përfundon protesta e veteranëve

PUBLIKUAR

Veteranët e luftës së UÇK-së kanë filluar të shpërndahen pasi kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova e ka anuluar konferencën e paralajmëruar.

Lajmin për shtyerjen e konferencës së Trëndafilovës e ka konfirmuar zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep, e cila u tha gazetarëve se konferenca nuk do të mbahet sot, por nuk dha ndonjë afat se kur do të organizohet ajo në të ardhmen.

Shtyrja vjen në rrethana të tensionuara, pasi veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës protestuan sot pranë vendit ku pritej të mbahej konferenca, duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj veprimeve të Gjykatës Speciale./Indeksonline/.

SHIKO MË SHUMË

Mot pjesërisht i vranët – Kështu pritet të jenë temperaturat gjatë ditës së sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme pritet të mbaj...

Kapen rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mall me karakter komercial dhe 29 mijë...

Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për dhjetëra aksidente e disa të arrestuar

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit...