Anulohen performancat “live” të “Prite n’shesh”, shkak Omicroni

PUBLIKUAR

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka anuluar organizimet e performancave “live” të ‘Prite n’shesh’.

Sipas Komunës, ky vendim është marrë për shkak të parandalimit të përhapjes së variantit Omicron të koronavirusit.

Megjithatë, aktivitetet tjera të organizimit të përvitshëm “Prite n’shesh” do të vazhdojnë njësoj.

Ky është njoftimi i plotë i Komunës:

Komuna e Prishtinës ju njofton se duke u bazuar në vendimin nr.01/46 të datës 30.11.2021 të Ministrisë e Shëndetësisë dhe IKSHPK-së për mbajtjen e rregullave të njëjta për parandalimin e përhapjes të variantit të ri të virusit Omicron, anulohen përformancat live në aktivitetin e organizuar nga Drejtoria e Kulturës “Prite n’shesh” me qëllim të ruajtjes së shëndetit të përgjithshëm publik.

Gjithsesi, aktivitetet tjera të “Prite n’shesh” vazhdojnë deri në orën 21:30, ndërsa bizneset në fushën e gastronomisë do të operojnë deri në orën 23:00.

Apelojmë qytetarët të respektojnë vendimin e Ministrisë, të mbajnë distancën dhe të vendosin maskat.

Urime Festat e Fundivitit!

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...