Ansu Fati vendos të mos operohet, jashtë deri në 8 javë

PUBLIKUAR

Ansu Fati nuk do t’i nënshtrohet asnjë operacioni. Ai do të rikuperohet brenda 6 deri në 8 javë.

Ansu Fati i ka komunikuar tashmë Barcelonës vendimin e tij në lidhje me rikuperimin e tij pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e kupës në San Mamés kundër Athletic Club.

Sipas AS e Marca, ai ka vendosur të mos nënshtrohet asnjë operacioni.

Fati preferon të vazhdojë rikuperimin me trajtime të ndryshe, por jo të hyjë në sallën e operacionit.

Kështu, ai do të rikuperohet brenda 6 deri në 8 javë.

Në rast se do t’i nënshtrohej një operacioni, Fati do të mungonte së paku deri në 6 muaj.

Sido që të jetë, edhe trajtimi i lëndimit në kofshën e majtë s’do të jetë e lehtë as në këtë mënyrë, pasi duhet të bëhet në mënyrë speciale që dëmtimi të mos përsëritet. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...