“Ansu Fati është më i mirë se Mbappe”

PUBLIKUAR

Javier Tebas beson se Ansu Fati është më i mirë se Kylian Mbappe.

Siç raportojnë mediat në Spanjë dhe Francë, është vetëm çështje kohe pasi Kylian Mbappe do ta veshë fanellën e Real Madridit.

La Liga tashmë ka mbetur pa më të mirët dikur, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo dhe ka nevojë për yje sikur Mbappe.

Sido që të jetë, numri një i LaLigës, Javier Tebas, thotë se më të mirët janë në Spanjë.

“Ne gjithmonë i konsiderojmë lojtarët jashtë Spanjës shumë të vlefshëm. Kemi Ansu Fatin, i cili fatkeqësisht ka pasur probleme me lëndime. Ansu Fati është i barabartë, apo edhe më i mirë se Kylian Mbappe“, tha ai për COPE.

Edhe pse 21-vjeçar, Mbappe ka fituar pothuajse gjithçka, statistikat e tij janë larg, larg më të mira se Fati, por Tebas e sheh talentin e Barcelonës si më të mirin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...