Ancelotti: Vinicius Jr është lojtari më i rrezikshëm në botë aktualisht

PUBLIKUAR

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti e ka shpallur Vinicius Juniorin si “lojtarin më të rrezikshëm në futbollin botëror” për momentin.

Përpara ndeshjes së sotme në Ligës së Kampionëve me FC Sheriff, Ancelotti përshëndeti ndikimin e Vini Jr këtë sezon.

“Duke pasur parasysh mënyrën se si ai luan, mendoj se ai është lojtari më i rrezikshëm për momentin në futbollin botëror. Sepse nuk ka shumë lojtarë që bëjnë atë që ai bën në këtë moment në kohë”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

“Ky është mendimi im. Ai duhet të përmirësohet sepse situatat një me një janë të rëndësishme në futboll, por nuk janë gjëja më e rëndësishme. Ai ka aftësinë të përmirësohet dhe të mos jetë i kënaqur me mënyrën se si po performon”.

“Ai duhet të mësojë dhe unë mendoj se do ta bëjë këtë, sepse ai është i niveluar dhe nuk ka qëndrimin e dikujt që mendon se tashmë i ka fituar të gjitha”.

“Ai ka kokën e një të riu që beson këtë. Ai duhet të përmirësohet”, përfundoi trajneri i Real Madridit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...