Ancelotti: Ua dhuruam ne fitoren falë këtij lojtari

PUBLIKUAR

Viti 2022 filloi keq për Real Madrid. Ekipi i Carlo Ancelottit humbi 1-0 në fushën e Getafes (Enes Unal 9′), duke i dhënë fund 11 rezultateve pozitive radhazi në kampionat.

Trajneri italian i ekipit kryesues të La Liga-s, deklaroi në prononcimin pas ndeshjes se djemtë e tij ishin akoma me pushime, por nuk e bën dramë disfatën e dytë sezonale në kampionat.

“Ua dhuruam vetë golin, falë një lojtari i cili zakonisht është shumë i vëmendshëm në mbrojtje. Ne kishim një ditë më shumë pushim, por sot nuk ishim ekipi që ishim deri për Krishtlindje.

Na mungoi përqendrimi, ishim akoma me pushime. Nuk dua justifikime, nuk luajtëm mirë ndaj Getafes, e merituam humbjen. Arbitri nuk ishte vendimtar.

Gjithsesi, unë u zemërova pak me të, pasi i kurseu disa kartonë të verdhë në pjesën e parë. U thashë djemve dje se isha i kënaqur me mënyrën se si ishin stërvitur.

Të shohim përpara. Kjo humbje nuk duhet bërë dramë, pasi jemi akoma në krye të renditjes“, deklaroi Ancelotti.

Reali kryeson me 46 pikë, 8 mbi Sevillan që ka luajtur dy takime më pak.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...