Ancelotti pasi Reali e fitoi Superkupën: Tani koha për trofetë e tjerë

PUBLIKUAR

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, nuk dëshiron të humbë kohë duke e festuar triumfin e skuadrës së tij në Superkupën e Spanjës, duke iu bërë thirrje lojtarëve të vet të përqendrohen në garë për trofetë e mbetur këtë sezon.

Real Madridi e fitoi Superkupën e Spanjës duke e mposhtur 2:0 Athletic Bilbaon falë golave nga Luka Modric dhe Karim Benzema të dielën në Arabinë Saudite, raporton Gazeta Express.

Ancelotti dëshiron më shumë nga lojtarët e vet, pas fitimit të trofeut të parë në vitin 2022.

Duke folur pas ndeshjes, trajneri italian i lartësoi lojtarët e vet: “Ky është ekip shumë i mirë dhe jam krenar që jam trajner i tij”.

“Tani do të vazhdojmë të garojmë në garat e tjera. Ndeshjen e radhës e kemi të enjten (në Kupën e Mbretit) e cila është e rëndësishme”, shtoi ai.

Real Madridi është lider në La Liga dhe është në 1\8 e finales në Ligën e Kampionëve, po ashtu. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...