Ancelotti jep lajmin e madh për David Alaban

PUBLIKUAR

David Alaba do të rikthehet në fushë më shpejt se që është pritur.

Nëse jo të dielën, atëherë ai do të jetë në fushë javën e ardhshme.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti.

Alaba dëmtoi gjurin në Champions League kundër FC Sherif, por fatmirësisht, nuk e ka dëmtuar ligamentin.

Ancelotti ka bërë të ditur se lojtari është stërvitur sot me ekipin, por ka ndjerë disa dhimbje të vogla dhe nëse nuk është i gatshëm kundër Sevillas, ai s’do të rrezikojë.

“Alaba është stërvitur, por po ndjen ende dhimbje. Do të jetë i ftuar, por nuk do të rrezikojmë me të. Nuk është lëndim serioz, sepse ligamenti nuk është prekur. Por nuk do të rrezikojmë”, tha Ancelotti.

Pas largimit të Sergio Ramos dhe Raphael Varane – David Alaba është shndërruar në një shtyllë në mbrojtjen e Real Madridit, bashkë me Eder Militaon. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...