Ambasadori i ri gjerman Rainer Rudolph merr detyrën, u drejtohet qytetarëve të Kosovës me një mesazh

PUBLIKUAR

Gjermania ka emëruar zyrtarisht Rainer Rudolph si ambasadorin e saj të ri në Republikën e Kosovës, pas përfundimit të mandatit të ambasadorit Jorn Rohde.

Rudolph ka nisur mandatin e tij në Prishtinë, duke marrë përsipër forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës në fusha të ndryshme si ekonomia, sundimi i ligjit, zhvillimi demokratik dhe integrimi evropian.

Ai thotë se Kosova për gjermanët është një partner i rëndësishëm.

“Për neve gjermanët, Kosova është një mik i mirë dhe një partner i rëndësishëm. Ne jemi krenarë që mbështesim Kosovën, një komb i pavarur dhe sovran tash e një kohë”, ka deklaruar ambasadori i ri gjerman Rainer Rudolph.

Ambasada Gjermane në Kosovë ka shprehur entuziazmin për ardhjen e ambasadorit të ri, duke thënë:

” Jemi të emocionuar të prezantojmë Ambasadorin tonë të ri, Rainer Rudolph!”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hykmete Bajrami: Raporti i BQK-së konfirmon rritjen e çmimeve dhe ngadalësimin e ekonomisë

Hykmete Bajrami ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës...

KFOR-i ushtron në poligon qitjeje: Përmes aktiviteteve të tilla ruajmë nivelin e lartë të gatishmërisë për sigurinë e Kosovës

KFOR ka njoftuar sot se ushtarët italianë dhe bullgarë të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim...

Dyshohet se kanosi një të mitur me publikimin e fotografive, arrestohet një person në Ferizaj

Hetuesit e stacionit policor në Ferizaj kanë arrestuar një person të dyshuar për kryerjen...