Ambasadori i Gjermanisë për Kosovë, Jorne Rohde i lumtur që Foda u emërua trajner i Dardanëve

PUBLIKUAR

Pak ditë më parë, Kombëtarja e Kosovës u bë me trajner të ri, ku në krye të tyre erdhi gjermani Franco Foda.

Trajneri gjerman u prezantuar tek “Dardanët” ditën e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, shkruan Gazeta Express.

E gjatë ditës së sotme, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde i ka thënë disa fjalë në lidhje me emërimin e Fodas tek Kosova, në llogarinë e tij në “Tëitter”.

Rohde u shpreh shumë i lumtur që Foda do ta drejtoj ekipin e Kosovë.

“Lajm i mrekullueshëm pikërisht në kohën e Ditës së Pavarësisë fundjavën e kaluar: I kënaqur që Franco Foda merr drejtimin e ekipit kombëtar të Kosovës në futboll. I uroj atij dhe gjithë ekipit të tij suksese të mëdha. Veprimi i FFK-së, sekretarit gjeneral Weidner dhe trajnerit Foda tregojnë fuqishëm marrëdhëniet tona të veçanta, gjithashtu edhe në futboll”.

Franco Foda ka nënshkruar kontratë me Kosovës për dy vite dhe debutimi i tij do të ndodh gjatë muajit mars, kur verdh e kaltrit i zhvillojnë dy miqësore.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...