Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves njoftoi për një takim me kryetaren e Kuvendit, Alblulena Haxhiu.
Hargreaves tha se e përgëzoi Haxhiun që mori pozitën e kryeparlamentares dhe tha se me të folën edhe për çështjen e zgjedhjes së Presidentit.
“E mirëprita përparimin e shpejtë që Kuvendi ka bërë në miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetit për vitin 2026. Diskutuam për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Shprehëm pritjen për bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Parlamenteve të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, shkroi ambasadori britanik në Facebook.


