Aliu: Urime LVV-së për fitoren, uroj që të përmbushen pritjet e qytetarëve në dobi të ecjes përpara të vendit

PUBLIKUAR

Nënkryetari i PDK-së dhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu e ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet parlamentare.

Ai shkroi në një postim në Facebook për procesin zgjedhor që tha se ishte “i qetë, demokratik e në shërbim të demokracisë.

“Tashmë kur Komisioni Qendror Zgjedhor veçse ka përmbyllur e publikuar rezultatet preliminare për zgjedhjet e 7 Qershorit, uroj subjektin politik fitues të këtyre zgjedhjeve – Lëvizjen Vetëvendosje!, duke uruar që sa më shpejt të kemi institucione funksionale dhe në shërbim të qytetarëve. Një proces zgjedhor i qetë, demokratik e në shërbim të demokracisë”, shkroi ai.

Pasi i falënderoi strukturat, aktivistët dhe mbështetësit e PDK-së, Aliu uroi që të përmbushen pritjet e qytetarëve.

“Falënderoj strukturat, aktivistët e mbështetësit e Partisë Demokratike të Kosovës, për angazhimin, përpjekjet e pandalshme e punën e palodhshme për të fuqizuar familjen tonë politike. Uroj që përfundimi i procesit zgjedhor dhe certifikimi i tij, të reflektoj në përmbushjen e pritjeve të qytetarëve dhe angazhim në dobi të ecjes përpara të vendit”, shkroi ai.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Bastisen dy lokacione në Prishtinë, sekuestrohen armë dhe municion

Policia e Kosovës (PK) njofton se ka realizuar bastisje në dy lokacione nën dyshimin...

U dërgua në Emergjencë, mjeku konstaton vdekjen e një burri në Shtime

Një burrë ka vdekur mbrëmjen e së mërkurës në Shtime. Sipas njoftimit të Policisë, viktima...

Mot i ndryshueshëm, reshje shiu e mundësi për bubullima

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë i ndryshueshëm. Përveç intervaleve me diell dhe...