Aliu pritet fuqishëm te “dajët”: Llapi ka vendos me 9 shkurt për LDK-në

PUBLIKUAR

Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, Fadil Aliu, gjatë ditës së sotme ka vizituar fshatin Sallabaja dhe Sekiraqë të Llapit.

Aliu, përmes një postimi në facebook është shprehur se përveç lidhjes emocionale e familjare me Sallabajën, vendin në të cilin ka kaluar fëmijërinë si, ka edhe lidhjen e fuqishme politike me Lidhjen tonë.

Ndërsa theksoi se llapjanët janë përcaktues të rrugëtimit të Republiksë sonë pas 9 shkurtit.

“SALLABAJA e dajve të mi, ju falënderoj përzemërsisht për këtë pritje madhështore

Nga Malisheva mbrëmë, në Llapin e LDK-së sonte, takime të jashtëzakonshme, në një atmosferë fitoreje, e me një entuziasëm të veçantë Sallabaja dhe Sekiraqa tashmë kishin vendosur për ndryshim.

Përveç lidhjes emocionale e familjare me Sallabajën, vendin në të cilin kam kaluar një kohë bukur të mirë të fëmijërisë e rinisë sime si nipi tek dajët, kemi edhe lidhjen e fuqishme politike me Lidhjen tonë.

Ky përbashkim është fuqi e ringritjes së të djathtës, është fuqi e ndryshimit, që të gjithë kemi nevojë.

Mikpritja e sontme si në Sallabajë, ashtu edhe në Sekiraqë është treguesi i qartë se përcaktimi i llapjanëve është për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe se Llapi e llapjanët janë përcaktues të rrugëtimit të Republiksë sonë pas 9 shkurtit, ashtu siç ishin përcaktues të shumë veprimeve e vendimeve që janë bërë në Republikën e për Republikën tonë!”, ka shkruar Aliu./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Kolona jo të gjata në kufi me Kosovën

Pritjet jo të gjata për të dalë nga Kosova janë regjistruar në pikëkalimet kufitare...

Inspektorati në aksion, gjobat deri në 9 mijë euro për udhërrëfyesit turistikë pa licencë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka intensifikuar kontrollet ndaj udhërrëfyesve turistikë që...

Pacolli nënshkruan marrëveshje për banim social, Gjakova përfiton 1.5 milionë euro

Ministrja Fitore Pacolli dhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, kanë nënshkruar marrëveshjen...