Albin Kurti dhe Emilia Redzepi dakordohen për koalicion në Prizren

PUBLIKUAR

Albin Kurti dhe Emilia Redzepi kanë patur takim të suksesshëm sot.

Kurti ka takuar zëvëndëskryeministren me të cilën ka diskutuar planin e qeverisë dhe promovimin e të drejtave të njeriut i miratuar sot në mbledhjen e qeverisë.

Në këtë takim është diskutuar edhe koalicioni në Prizren për balotazhin e 14 nëntorit.

Partia e Redzepit NDS do të përkrahë Haskukën në zgjedhjet e balotazhit.

Partia e zëvëndëskryeministres me kandidatin Cemal Smajli ka marrë 1700 vota dhe dy asambliestë në zgjedhjet e 17 tetorit, vota të cilat do të jenë në përkrahje të Haskukës në zgjedhjet e 14 nëntorit./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për deputetë deri tash

Vetëm gjashtë parti deri sot kanë dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë,...

Një veturë kaplohet nga flakët në rrugën Prishtinë – Lipjan (VIDEO)

Një incident i zjarrit ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Lipjan. Konkretisht pranë një...

Gjetja e një trupi të pajetë në lum në Klinë, Prokuroria: Është dhënë autorizimi për hetimin e rrthanave të rastit

Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur në lumin Lumbardh, në fshatin Grabanicë...