Aktorja e njohur ndahet nga burri i pestë pas 13 muajsh martesë

PUBLIKUAR

Aktorja dhe modelja e famshme Pamela Anderson dhe bashkëshorti i saj i pestë, Dan Hayhurst i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre të dashurisë pas vetëm 13 muajsh martesë.

Ish-aktorja e Baywatch ka bërë kërkesë për divorc në vendlindjen e saj, Kanada, ku ishte zhvendosur me bashkëshortin e saj të ri vitin që lamë pas. Mirëpo, duket se jo gjithçka shkoi siç duhet edhe kësaj here.

Ndarja vjen pothuajse një vit pasi Anderson kishte zyrtarizuar lidhjen me truprojën e saj pasi të dy ranë në dashuri. Po ashtu, si një konfirmim për këto zëra, Pamela u fotografua pa unazën e saj të martesës javën e kaluar.

Çifti u martua një ceremoni intime në prag të Krishtlindjeve në oborrin e shtëpisë së Anderson në ishullin Vancouver, Kanada.  Ata i thanë “PO” njëri-tjetrit dhe u betuan për një dashuri që në fakt zgjati vetëm një vit.

“Jam pikërisht aty ku duhet të jem – në krahët e një njeriu që më do vërtet”, tha ajo për “Daily Mail” në një intervistë Janarin e kaluar. 

Anderson u takua me Hayhurst, i cili jetonte në vend në ishullin Vancouver, gjatë ditëve të para të pandemisë dhe u tha që ata të dy nuk ishin shkëputur më prej njëri-tjetrit që prej asaj kohe.

SHIKO MË SHUMË

Vajzë apo djalë? Dafina zbulon gjininë e foshnjes

Dafina Zeqiri, sapo ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e shumëpritur duke zbuluar...

Selin Bollati feston ditëlindjen e 24-të, DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë

Fituesja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Selin Bollati, ka festuar ditëlindjen...

Dy duart e fashuara e këmbën e thyer, e bija tregon për gjendjen e Sinan Vllasaliut pas aksidentit

Këngëtari kosovar, Sinan Vllasaliu, ka pësuar një aksident në trafik. Vajza e tij, Edona,...