Aktakuzë për terrorizëm, për dy të dyshuar nga Peja

PUBLIKUAR

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër dy personave nga Peja për terrorizëm.

Sipas Prokurorisë të akuzuarit janë N.K. dhe N.B. dhe për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se te pandehurit në këtë rast duke vepruar në bashkëkryerje, kanë menaxhuar me një radio dhe portal në territorin e Kosovës, në periudhën kohore gjate viteve 2014 – 2015, duke vazhduar deri në fund të muajit korrik të vitit 2016.

Sipas aktakuzës këta të dyshuar në këto media emetonin propagandimin dhe zhvillimin e aktiviteteve të organizatave terroriste, si “Al-Qaida” dhe “ISIS”, më qëllim që të nxitin të rinjtë kosovar për t’iu bashkuar organizatave terroriste të lartcekura, duke mos u kufizuar në postimin e shkrimeve dhe fotografive edhe në rrjetin social “Facebook” me të njëjtin emër, të siguruara nga rrjete sociale nga web faqe të ndryshme të internetit, të cilat këta të pandehur i përdornin si mjete për propagandimin mbi zhvillimet e fundit të luftës së këtyre organizatave, në Siri dhe Irak.

Të akuzuarit ngarkohen për veprat penale bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht në çfarëdo forme të konflikteve të armatosura jashtë territorit të Republikës së Kosovës për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, ndërsa njëri prej tyre akuzohet edhe për  mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cila i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kerquki: Televizionet janë nën presion nga KPM’ja, rrezikohet liria e media e demokracia – institucionet të reagojnë

Drejtori i T7, Leonard Kerquki, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, televizionet...

Haxhiu në Sofje: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat, jemi të gatshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ishte pjesë e Samitit të Procesit të...

Gucati reagon pas protestës në Shqipëri: Stema e UÇK-së po keqpërdoret

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas shfaqjes së flamujve dhe...