Aktakuzë për terrorizëm kundër të pandehurit A.GJ.

PUBLIKUAR

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.Gj., për shkak se ka kryer veprën penale, bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj.

Sipas aktakuzës, i pandehuri gjatë viteve 2014 – 2015, duke jetuar në Gjermani është bërë përkrahës i organizatës terroriste “ISIS”.

Po ashtu, policia gjermane më 18 prill të vitit 2015 e ka deportuar për në Kosovë, ku edhe më tutje i nxitur nga ideologjia e lartcekur, më datë 11 dhjetor 2015, nga aeroporti i Prishtinës ka udhëtuar për në Turqi, duke u fshehur si anëtar i OJQ-së, “LIZA-R”.

Ai është ndarë nga grupi dhe ka vazhduar për në Siri, duke iu bashkangjitur grupit të shqiptarëve të cilët luftojnë në radhët e organizatës “ISIS”.

Ndërkaq, më 25 shkurt 2016, me rastin e kalimit ilegal të kufirit dhe hyrjes në Turqi nga Siria është zënë nga autoritetet turke, me ç ‘rast është paraqitur si shtetas i Rusisë, Ashab Arsayev, i cili është paraburgosur, kurse më 5 shtator është deportuar për në Kosovë.

Me këto veprime, i pandehuri A.Gj., ka kryer veprën penale, “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës. Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendas i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Driton Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit

Kandidati për deputet i LDK’së, Driton Selmanaj, ka shkruar sot lidhur me kërkesën e...

Komandanti i KFOR-it flet për sigurinë në Kosovë: Nuk ka kërcënime të drejtpërdrejta

Në një intervistë ekskluzive për “Përballje Podcast” në Telegrafi, komandanti i KFOR-it në Kosovë,...

Një autobus sulmohet me armë zjarri në Malishevë, arrestohet i dyshuari dhe sekuestrohet një armë – Policia jep detaje

Një rast i rëndë njoftohet të ketë ndodhur sot në Malishevë, ku, në fshatin...