AKTAKUZË PËR ARRATISJEN E SAMI LUSHTAKUT

PUBLIKUAR

Ish-drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Emrush Thaçi dhe zëvendës drejtori i këtij institucioni aktualisht Shemsi Hajrizi janë në listën e 10 të akuzuarave nga ky institucion për ndihmë në arratisjen e kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Drejtësisë, përkatësisht Shërbimit Korrektues të Kosovës, thuhet se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj 10 zyrtarëve të SHKK-së.

Insajderi merr vesh se aktakuza ka të bëjë me rastin e arratisjes së Lushtakut nga burgu për të cilin ishte raportuar disa herë.

“Me qëllim që procedura penale të zhvillohet në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe të pandikuar, MD/SHKK ka marrë vendim për largim të përkohshëm nga puna deri në përfundimin e procedurës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Përpos Thaçit dhe Hajrizit në këtë listë janë edhe personat e tjerë me inicialet, I.D,  A.U, B.D, V.B, A.B, Y.B, G.A dhe XH.Z.

Në tetor të vitit të kaluar, Thaçi kishte dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, siç thuhej për shkak të “angazhimeve të tija akademike”.

Por një muaj para se ai të jepte dorëheqje, kryetari i Skenderajt, Lushtaku ishte arrestuar në Prishtinë, pak kohë pasi ishte sjell në Qendrën Klinike Universitare për trajtim.

U kishte humbur gardianëve që e kishin sjellë nga Qendra Klinike Universitare.

Por, Policia e EULEX-it që po i vëzhgonte lëvizjet e Lushtakut për disa muaj gjatë pjesës së dytë të vitit 2015, e kishte arrestuar atë jashtë ambienteve spitalore, ndërkohë që gardianët nuk dinin gjë për të.

Lushtaku ishte dërguar në Gjykatën Themelore në veri të Mitrovicës për shkak të thyerjes së rregullave të burgut.

Lushtaku është i dënuar me 12 vjet burgim për krime lufte. Është gjykuar me dënim për vrasjen e një civili shqiptar identiteti i të cilit nuk dihet, sikurse nuk dihet as vendi i saktë ku është vrarë e as koha. Nuk dihet as kufoma e tij.

Shërbimi Korrektues i Kosovës administron Burgun e Dubravës, Qendrën Korrektuese në Lipjan, si dhe qendrat e paraburgimit në Prizren, Prishtinë, Gjilan, Pejë dhe Mitrovicë./Insajderi.com

SHIKO MË SHUMË

Kerquki: Televizionet janë nën presion nga KPM’ja, rrezikohet liria e media e demokracia – institucionet të reagojnë

Drejtori i T7, Leonard Kerquki, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, televizionet...

Haxhiu në Sofje: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat, jemi të gatshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ishte pjesë e Samitit të Procesit të...

Gucati reagon pas protestës në Shqipëri: Stema e UÇK-së po keqpërdoret

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas shfaqjes së flamujve dhe...