Aktakuzë ndaj instruktores që dyshohet se i mori 200 euro për ta kaluar një kandidate në testin e vozitjes

PUBLIKUAR

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave, A.B., E.Q., F.S., S.M. dhe V.V., nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Marrje ryshfeti” dhe “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

E pandehura A.B., në cilësinë e instruktores në një autoshkollë” akuzohet se i ka marrë 200 euro nga një kandidate që t’ia mundësojë kalimin e testit të vozitjes.

“Sipas aktakuzës, e pandehura A.B., në cilësinë e personit zyrtar – instruktore në auto-shkollën “A.B A.F.”, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, ka pranuar dobinë pasurore nga e dëmtuara në shumën prej 200.00 (dyqind) euro, në mënyrë që kësaj të fundit t’i mundësohet kalimi i testit praktik të vozitjes. Me këto veprime e pandehura A.B., ka kryer veprën penale ‘’Marrja e ryshfetit’’ sipas KPRK-së.”

Ndërsa F.S., E.Q., S.M. dhe V.V., që nga data 04.04.2025, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit për shqyrtimin dhe vendosjen lidhur me kërkesat për licencim dhe ndryshim të kushteve hapësinore të auto-shkollave, duke vepruar në bashkëkryerje, me dashje dhe me dijeni të plotë, kanë tejkaluar kompetencat dhe detyrimet e tyre ligjore, me qëllim që të përfitojnë dobi materiale në mënyrë të kundërligjshme.

“Me këto veprime, të pandehurit F.S., E.Q., S.M. dhe V.V., kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).”

Ndërsa ndaj të pandehurit E.L. është nxjerrë aktvendimin për pushimin e pjesshëm të hetimeve.

“Ndërkaq, ndaj të pandehurit E.L., prokurori i shtetit ka nxjerrë aktvendim për pushimin e pjesshëm të hetimeve, lidhur me veprën penale “Marrja e ryshfetit”, sipas nenit 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, me arsyetimin se nuk ekziston dyshim i arsyeshëm që i pandehuri ta ketë kryer këtë vepër penale.”

“Prokuroria Themelore në Prishtinë mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale të korrupsionit, si dhe në ndjekjen penale të të gjithë personave të përfshirë në kryerjen e këtyre veprave, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit dhe garantimit të llogaridhënies institucionale.”

SHIKO MË SHUMË

250 vjet shtet, Amerika feston Ditën e Pavarësisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë. 4 Korriku shënon 250-vjetorin e...

MINTI e vazhdon masën e përkohshme të çmimeve të derivateve të naftës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) njofton se ka vendosur të vazhdojë...

Gjykata serbe ia cakton 30 ditë paraburgim Osman Selmanit

Gjykata e Lartë në Serbi ia ka caktuar 30 ditë paraburgim shtetasit të Kosovës,...