Aksioni i djeshëm kundër-korrupsionit, Policia e Prokuroria me shifra të ndryshme në raporte për paratë e kapura

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për aksionin e zhvilluar me datën 18 dhjetor e ku janë arrestuar disa persona të dyshuar për vepra penale si keqpërdorim i pozitës zyrtare, marrje e dhënie ryshfeti, ushtrim ndikimi, deklarim i rremë e mashtrim.

Në këtë njoftim të Policisë së Kosovës është treguar se tre të dyshuar janë kapur në flagrancë duke shkëmbyer 9 mijë e 900 euro, si pjesë e marrëveshjes për ndarje të ryshfetit.

“Prishtinë 18.12.2025 17:40. Policia e Kosovës, respektivisht DHKEK, pas hetimeve të zhvilluara me autorizim të PSRK-së, ka kapur në flagrancë tre të dyshuar duke shkëmbyer para në vlerë të 9900€ si pjesë e marrëveshjes në mes tyre për ndarje të ryshfetit. Në koordinim me prokurorinë, njësitet policore kanë vazhduar me kontroll në pesë lokacione, ku gjatë kontrollit janë sekuestruar dëshmitë si në vijim; para të gatshme, tri vetura, gjashtë telefona mobil, një llaptop, etj,.  si dhe në një nga lokacionet janë gjetur armë dhe municion. Lidhur me rastin janë arrestuar shtatë të dyshuar ( gjashtë meshkuj dhe një femër kosovare ) dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndërkohë në njoftimin e Prokurorisë Speciale për këtë aksion, tregohet se janë sekuestruar rreth 20 mijë euro para të gatshme, armë, bizhuteri e vetura.

SHIKO MË SHUMË

Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj – viktima një 32 vjeçar, dy persona ndalohen për 48 orë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi të dielën mbrëma...

44 aksidente për 24 orë në Kosovë, dy prej tyre me fatalitet

44 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku dy...

Të shtëna në Jezerc të Ferizajt, sekuestrohet një armë

Dje rreth orës 20:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se...