Aksidenti te rrethi i Spitalit, tre persona pësojnë lëndime

PUBLIKUAR

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot afër Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Indeksonline merre vesh se në aksident janë përfshirë tre vetura.

Rasti u konfirmua edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Pllana tha se përplasja mes automjeteve ka ndodhur sot rreth orës 11:00.

“Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Prishtinës”, tha Pllana tutje./Indeksonline

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...