Një aksident trafiku mes dy veturave është shkaktuar në kryqëzimin e rrugës “Luan Haradinaj” dhe “Garibaldi” në Prishtinë, raporton Gazeta Express.
Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Policia e Kosovës.
Ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar nga aksidenti.
Për shkak të aksidentit, janë krijuar edhe kolona në trafik.
Express do të ju mbaj të informuar për rastin.





