Sot rreth orës 13:00 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Pejë–Rugovë, në kilometrin e tetë, ku janë përfshirë tri automjete.
Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova,ku sipas tij se si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime.
I lënduari është dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij nuk është bërë e ditur.
“Sot rreth orës 13:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne rrugen Pejë-Rugova, në kilometrin e tetë, në këtë aksident ishin të involvuara tri vetura dhe si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lendime trupore, i njejti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor.”, tha Rugova.


