Aksident mes dy kamionëve në Komoran, një shofer humb jetën

PUBLIKUAR

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur pasditen e djeshme në Komoran, ku të pwrfshirë ishin dy kamionë me targa vendore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:37, kur dy drejtuesit e kamionëve kanë humbur kontrollin dhe janë përplasur.

Si pasojë e lëndimeve të rënda, njëri nga drejtuesit e kamionëve ka ndërruar jetë gjatë tretmanit mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Pas ngjarjes, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), me vendim të prokurorit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gucati paralajmëron: Nëse nuk miratohet ligji për Specialen, mund të vendosemi me tenda para Qeverisë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar hapa të tjerë nëse Qeveria e Kosovës...

ATK nis verifikimin e bizneseve që dyshohet se kanë kaluar pragun e 30 mijë eurove për TVSH

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në analizat e të dhënave të saj, ka identifikuar...

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin...