Aksident i rëndë në Doberllukë të Vushtrrisë, 6 të lënduar – 5 nga ta dërgohen në QKUK

PUBLIKUAR

Një aksident i rëndë ka ndodhur mes 3 veturave në rrugën rrugën Mitrovicë–Prishtinë, saktësisht në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë.

Në aksident janë përfshir tri vetura me targa vendore.

Rasti për IndeksOnlinen e ka konfirmuar zëdhënës i policië për Mitrovicën e Jugut, Ilmi Prekazi, ku ka bërë të ditur se gjashtë persona kanë pësuar lëndime, ndërsa njëri nga drejtuesit e automjeteve ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Prekazi njoftoi se pesë persona të lënduar janë dërguar në QKUK për trajtim.

“Sot, më 18.05.2026, rreth orës 11:50, në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, saktësisht në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore. Në aksident janë përfshirë tri automjete me targa civile vendore. Deri tani, gjashtë persona kanë pësuar lëndime, ndërsa njëri nga drejtuesit e automjeteve ka pësuar lëndime të rënda trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit në Vushtrri, ndërsa pesë prej tyre janë dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK. Njësitë përkatëse policore janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të aksidentit”, ka thënë Prekazi./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Bllokohet kufiri Kosovë-RMV, policia maqedonase e ndalon qarkullimin

Policia e Maqedonisë së Veriut e ka ndalur krejtësisht qarkullimin e personave dhe automjeteve...

Malisheva nis luftën me rriqrat, dezinsekton zonat ku mund të ketë kësi parazitë

Malisheva ka nisur zyrtarisht fushatën e dezinsektimit në zonat endemike të kësaj komune, në...

Hamza: Kosova po rrëshqet drejt varfërisë, duhet kthesë urgjente për shtetin dhe qytetarët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas raportimeve të fundit...