Ahengu ku ishte vrarë polici: Aktakuzë ndaj 14 zyrtarëve policorë, veprat për të cilat akuzohen

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi te i...

Mehdi Kozhani licencohet si Noter nga Ministria Drejtësisë

Ish-Polici Kosovës Mehdi Kozhani do të vazhdoj detyren e tij, si Noter, pas licencimit...

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë kundër 14 zyrtarëve policorë për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, përdorim të armës e moslajmërim i veprave penale, raporton Express.

Sipas aktakuzës, të pandehurit F.A., E.I., B.M., E.Th. dhe G.T., më 18.02.2022, rreth orës 22:00, në fshatin Zllatar të Prishtinës, në një villë në këtë fshat, në të cilën kishin organizuar një aheng privat, jashtë detyrës zyrtare, kanë vepruar në kundërshtim me rregullat për autorizimet e policisë dhe përdorimin e armës të parapara në Ligjin për Policinë, në atë mënyrë që në zhvillim e sipër të ahengut, kanë shtënë me armë zyrtare duke përdorur municion jozyrtar, gjersa ishin në tarracën e villës ku zhvillohej ahengu.

Gjatë këtij ahengu, kishte mbetur i vrarë pjesëtari i Policisë së Kosovës, L.H.

“ Me këtë, secili prej tyre individualisht e kanë kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, nga neni 367 paragrafi 1 të KPRK-së, në lidhje me nenin 11 paragrafi 5 dhe nenin 27 paragrafi 1 të Ligjit nr. 04/L-076 për Policinë, në fuqi në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të pandehurit F.A., E.I., B.M., E.Th. dhe G.T., në datën, vendin dhe kohën e lartcekur, si dhe për arsye të njëjta gjatë përdorimit të armës në kundërshtim me ligjin, kanë shkaktuar rrezik të madh për jetën e personave të pranishëm, andaj  me këtë kanë kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, nga neni 356 paragrafi 1 të KPRK-së.

Ndërsa, të pandehurit A.B., Xh.B., A.M., A.A., A.Z., I.S., Rr.A., V.Rr. dhe A.M., nuk i kanë lajmëruar veprat penale të lartcekura, në atë mënyrë që nuk i kanë raportuar të shtënat me armë zjarri të bëra nga kolegët e tyre-të pandehurit gjatë ahengut ku kanë qëndruar së bashku, andaj me këtë kanë kryer veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre”, nga neni 378 paragrafi 1, nënparagrafi 1.9 të KPRK-së.

SHIKO MË SHUMË

Policia në Prishtinë javën e kaluar sekuestroi 11 armë zjarri dhe 99 armë të ftohta

Policia në Prishtinë ka njoftuar se javën e kaluar ka realizuar 161 urdhëresa të...

Moti sot, temperatura arrin në 36 gradë

Sot pritet të mbajë mot me diell e vranësira të shpërndara, por me rritje...

Faton Hajrizi varroset të dielën

Faton Hajrizi, varroset të dielën në ora 14:00, në fshatin Klinë e Ulët në...