“Ah motër”, politikani tjetër shqiptar me fjalë prekëse për familjarët që humbën jetën në aksidentin tragjik

PUBLIKUAR

Në mesin e 45 viktimave në autobusin e Maqedonisë së Veriut të djegur në një nga autostradat e Bullgarisë ka humbur jetën dhe motra me dhëndrin e zëvendësdrejtorit të Drejtorisë për të Ardhura Publike, Abduselam Selamit.

Selami përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të motrës së tij dhe bashkëshortit të saj.

Ah motër ma djege shpirtin, mbretëresha ime e madhjaNë duart tua i rita, me nënën të zëvendsoja, këshillat e tua sa më ndihmuan në jetë, sa ju gëzoje sukseseve tona, na ike pa u përshëndetur! Familjarë, miq, shokë në aksidentin që ndodhi në Bulgari të ju njoftoj se në mesin e 46 engjujve ishin edhe motra ime e madhe Fevzija dhe dhëndri im Ibrahimi. Për varrimin do jeni të informuar”, shkruan Selami, transmetojnë mediat në Maqedoni.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte ku një autobus i kompanisë “Besa trans” nga Shkupi, me udhëtarë kryesisht shqiptarë, është shkrumbuar në Bullgari duke shkaktuar 45 viktima dhe 7 të lënduar. /abcnews.al

 

SHIKO MË SHUMË

Lladrovci: Jeta dhe siguria e maturantëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër në botë

Me rastin e planifikimit të ekskursionit në Shqipëri, për shkak të situatës, kryetari i...

Ali Ahmeti reagon për ngjarjet në Shqipëri: Asnjë forme dhune, nga cilado palë, s’mund të jetë përgjigje ndaj krizës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka shprehur shqetësim për zhvillimet...

Brukseli dënon sulmet dhe zjarrëvëniet ndaj institucioneve në Shqipëri, kërkon që përgjigja e policisë të jetë proporcionale

Komisioni Evropian ka dënuar dhunën gjatë protestave në Tiranë dhe qytete të tjera të...