Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit: Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë

PUBLIKUAR

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit ka bërë të ditur se është përmirësuar cilësia e ajrit, bazuar në mjetet e realizuara nga dy stacionet monitoruese të cilësisë së ajrit në Prishtinë në zonë urbane dhe sub urbane

Nga oborri i Rilindjes dhe oborri i Institutit Hidrometeorologjik, gjatë periudhës 26.11. 2016 deri me 29.11.2016, është regjistruar përmirësim i cilësisë së ajrit për të gjithë parametrat e monitoruar e veçanërisht për grimcat ne ajër (PM10 dhe PM2.5). Kështu thotë Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit.

“Aktualisht vlerat e PM10, për të cilin ishin regjistruar tejkalime ne ditët e mëparshme janë brenda kufijve të lejuar të vlerave mesatare ditore (50ug/m3).

Nga analiza e rezultateve te fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejt se gjate këtyre ditëve vlerat e regjistruara për PM2.5, kanë qenë brenda kufijve të lejuar me përjashtim të datës 26.11.2016 ku vlera maksimale e mesatareve ditore e regjistruar ka qenë  55 ug/m3, që korrespondon me zonën e portokalltë e që në bazë të Indeksit të Cilësisë së Ajrit (AQI) është e ndjeshme vetëm për personat me ndjeshmëri të lartë ndaj kësaj ndotje”, thuhet në njoftim, transmeton Express.

Agjencia thotë se vlerat e regjistruara gjatë ditëve të tjera kanë qenë brenda normave të lejuara përkatësisht në zonën e verdhë dhe të gjelbër të Indeksit të Cilësisë së Ajrit, që i takojnë zonës me cilësi të kënaqshme të ajrit.

Ndërsa sa i përket vlerave kufitare ditore me PM10, tejkalime janë regjistruar vetëm me datën 26.11.2016 me 65 ug/m3, ndërsa në të gjitha ditët tjera vlerat kanë qenë brenda limiteve dhe sillen mes vlerave  20 ug/m3 deri 37 ug/m3.

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit konstaton se ky përmirësim i gjendjes ka ardhur si rezultat i ndryshimit të kushteve atmosferike, përkatësisht paraqitjes së kushteve të favorshme meteorologjike për shpërndarjen e koncentrimit të ndotësve, sikurse janë largimit i mjegullës, paraqitja e erës, reshjet e shiut dhe reshjet e borës. Kjo gjendje ka ndikuar në shpërndarjen e koncentrimit të ndotësve që emitohen nga industria, transporti dhe nga ngrohtoret kolektive dhe ato individuale, duke përmirësuar gjendjen e cilësisë së ajrit

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...