Adriana Matoshi publikon një foto pas operimit: Më shumë po rri tu fjete e tu pushu

PUBLIKUAR

Javë pas operimit, aktorja po vazhdon qëndrimin e saj në shtrat duke u kuruar.

 

Ndërkohë, Adriana Matoshi po qëndron aktive me postime duke i njoftuar publikun për gjendjen e saj, shkruan lajmi.net.

Sot ka zgjedhur të postojë një storie në profilin e saj zyrtar në Instagram e cila shkroi se po ndihet më mirë.

 

“Faleminderit qe po m’shkruni e po m’thirrni me m’pyet per shëndetin. Ma shume po rri tu fjete e tu pushu, shume pak ne telefon edhe osht e pamundun me i hape krejt sms. Ma boni hallall! E di qe me kuptoni edhe nga brendsia e shpirtit ju jam mirënjohëse e shume falënderuese. Zoti ju rujt e ju dashtë”, shkroi deputetja në postim.

Kujtojmë se, Adriana Matoshi kaloi operacionin me sukses për herë të dytë./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...