Adelina Ismaili sot feston ditëlindjen e 42-të

PUBLIKUAR

Këngëtarja shqiptare sot feston ditëlindjen.

 

Adelina Ismaili feston ditëlindjen e saj të 42-të, shkruan lajmi.net.

Diva e muzikës shqiptare është e lindur me 15 dhjetor në vitin 1979-të.

Në këtë ditë të veçantë, Adelina mori urime të shumta nga miqtë, familjarët, kolegët dhe fansat e saj teksa një urim special e kishte edhe nga Zanfina.

Përmes një storie të publikuar në rrjete sociale, ajo e uroi me fjalët më të bukura motrën e saj.

“Urime, shpresoj ta kesh çdo vit më të mirë se tjetrin. Sonte festojmë bashkë”, shkroi Zanfina në fotografinë e ndarë në storien e saj në Instagram.

Ndryshe, Adelina Ismaili ka një karrierë të bujshme në skenën muzikore e cila ka filluar të merret me këtë zhanër qysh se në fëmijëri.

Më vonë pasi u bë nënë, Adelina është distancuar nga muzika duke ndërruar profesion. Tashmë, krijuesja e hitit “Amaneti” është moderatore e një nga programet më të shikuara./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...