Abdixhiku zbulon detaje nga takimi me Costën: Konfirmuam tri qëndrimet tona elektorale

PUBLIKUAR

Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se çfarë u diskutua në takimin me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Bashkë me kandidaten për presidente nga lista e kësaj partie, Abdixhiku ka shpalur tri qëndrimet elektorale të këtij subjekti politik.

“Ishte takim i mbarë dhe shumë miqësor. Konfirmuam tri qëndrimet tona elektorale. Kosovës i duhen institucione stabile, nisur nga presidenca te Kuvendi më pas edhe ekzekutivi, politikën e jashtme që i mbron interesat tona shtetërore dhe historike, dhe vizionin euroatlantik që e kemi. Zhvillim, progres, investim, për çka edhe folëm në këtë takim”, deklaroi Abdixhiku para mediave.

Ai ritheksoi se mbi këto tri qëndrime LDK po e bën edhe fushatën, për të cilat kreu i partisë tha se do të vazhdojnë edhe pas zgjedhjeve.

Ndërkaq Costa sot ka zhvilluar takime me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

SHIKO MË SHUMË

Policia njofton për dy raste të dhunës në familje, një grua dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka njoftuar për dy raste...

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon procesin e numërimit të votave për kandidatët...

Murati: Të hënën ekzekutohen shtesat për punëtorët e sektorit privat

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se të hënën e ardhshme...