Abdixhiku reagon sërish ndaj 6-shes: S’rrotullohet shteti për një ambicie!

PUBLIKUAR

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj 6-shës së deputetëve të kësaj partie, duke kritikuar atë që e ka cilësuar si vendosje të ambicieve personale mbi interesin e shtetit.

Në një reagim të tij, ai ka thënë se fillimisht kishte menduar se përplasjet politike po zhvilloheshin për parime dhe për të mirën e Kosovës, por sipas tij, prapa tyre qëndrojnë ambicie për postin e kryetarit të LDK-së.

“S’rrotullohet shteti për një ambicie. Mendoja se e kanë për parime e për Kosovë; por beteja qenka për kryetar të LDK-së, për njëri-tjetrin. Për keqardhje!”, ka shkruar ai transmeton Klankosova.tv.

Kreu i LDK-së ka theksuar se kjo parti, sipas tij, është ndërtuar mbi një tjetër kulturë politike dhe se figura e saj historike lidhet me sakrificën për shtetin.

“LDK njihet ndryshe. Me klasë politike që dikur jepte gjithçka për shtetin, jo me të atillë që do ta japë shtetin për vete”, ka deklaruar ai.

SHIKO MË SHUMË

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...

Në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt gjenden armë, 153 fishekë, disa karikatorë dhe një sëpatë

Nështëpinë e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. Sipas raportit...