Abdixhiku: Qeveria sikur po shijon tensionin dhe përplasjen me faktorin ndërkombëtar

PUBLIKUAR

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk e kupton thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për çështjen e referendumit. Abdixhiku ka thënë se për LDK’në, kjo çështje është e mbyllur, raporton Express.

“Nuk ka nevojë për trajtim parlamentar fare. Për LDK’në, mbajtja e kësaj seance është një cështje e mbyllur para se të nisë”, ka thënë Abdixhiku

Sipas Abdixhikut, Qeveria sikur po e shijon tensionin dhe përplasjen me faktorin ndërkombëtar, derisa ka paralajmëruar se këto përplasje do të theksohen edhe më shumë gjatë muajve në vijim.

“…sikur shijon tensionin dhe përplasjen me faktorin ndërkombnëtar. Në muajt në vijim do të bëhet më e theksuar”, ka thënë Abdixhiku.

Tutje, Abdixhiku ka thënë se mbajtja e referendumit është praktikë e papranueshme ndërkombëtare.

“Është praktikë e papranueshme e ndërkombëtare e në kundërshtim me relacionet e shteteve sovrane që tregojnë ndaj njëra-tjetrës”, ka thënë Abdixhiku./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit...

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë...