Abdixhiku: LDK-ja riktheu besimin dhe siguroi 20 mandate

PUBLIKUAR

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar votuesit, aktivistët dhe qytetarët për mbështetjen e dhënë në zgjedhje, duke e cilësuar rezultatin si një dëshmi të rikthimit të besimit ndaj LDK-së.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

“Votuesve tanë – ju faleminderit!

Qytetarëve të Kosovës – mirënjohje për vlerësimin e dhënë dhe për mundësinë e dytë ndaj nesh.Nga dhjetori deri më sot nuk ka kaluar shumë kohë. Në çdo normalitet kohor, gjërat nuk do të ndryshonin kaq shpejt. As gjashtë muaj diferencë mes dy palë zgjedhjeve.

Por për LDK-në, dhe vetëm LDK-në e askënd tjetër, ishte ndryshe. Këtë herë për të mbarë. Nga një krizë historike me apetite e projekcione të errëta, drejt një stabiliteti të ri. Drejt rikthimit të besimit duke qenë të vërtetë dhe duke qenë vetja. Dhe kjo është pasuria më e madhe që kemi sot.

Qëndrojmë si LDK me 20 mandate.Veprimtarëve tanë të palodhur – ju faleminderit! Ju jeni arsyeja e këtij rikthimi, prandaj kokën lart. Ju zotohem se nuk do të lejojmë që mundi juaj të shpërdorohet më nga asnjë protagonizëm individual. LDK-ja juaj është në rrugën e drejtë.

Bashkimi sapo ka nisur; dhe siç ju kemi thënë ky bashkim nuk do të ndalet. Do të vazhdojmë angazhimin tonë gjithandej Kosovës. Që nga sot madje. Ka ende shumë njerëz që presin ftesën tonë, shumë energji të mira e të reja që duan të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi.Përpara nesh kemi edhe reforma të thella të brendshme. Na duhen njerëz që i japin vizionit tonë, që ndërtojnë bashkë me ne, e jo të tillë që vetëm marrin pa dhënë, pengojnë e shpresojnë në rrënim kolektiv për përfitim individual. Këto reforma do t’i bëjmë.

Me prioritet, shpejtë dhe qartë si kurrë më parë.Por përtej vetes sonë, tani është koha t’i japim vendit drejtim.

Kosova jonë vazhdon të jetë në krizë. Kosova jonë ka nevojë për stabilitet. LDK për të dytën herë arriti të krijojë parakushte për balancë demokratike para kontrollit absolut. Nuk ishte e lehtë. Pa punën tonë Kosova do të dukej e frikshme. Tani na duhet maturi, vizion, dhe apetit për zhvillim të vendit.Prandaj, një rrugë e gjatë na pret përpara.

Dhe këtë rrugë do ta ecim bashkë.Në emër të anëtarësisë sonë, uroj të gjitha partitë politike në Kosovë për një garë demokratike dhe për rezultatin e tyre zgjedhor. Le ta shfrytëzojmë këtë rezultat për ta bërë vendin siç e meriton.

Falënderoj, po ashtu të gjithë ata që na uruan, inkurajuan e ofruan veten për drejtimin përpara. Ishit të shumtë, ishin me zemër, ishin me plot dashni – sepse kjo shtëpi vërtetë ështe e juaja; dhe shtepia duhet nuk lakmohet”, ka shkruar Abdixhiku.

SHIKO MË SHUMË

KQZ: Ka nisur numërimi i votave për deputetë në 15 qendra komunale, pritet të fillojë edhe në 23 të tjera

Ka nisur sot verifikimi dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, njoftoi zëdhënësi...

Aliu: Urime LVV-së për fitoren, uroj që të përmbushen pritjet e qytetarëve në dobi të ecjes përpara të vendit

Nënkryetari i PDK-së dhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu e ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje...

Skenderaj, Drenas, Prizren e Prishtinë, komunat ku PDK sipas Muharremit, ka tkurrjen me te madhe te votave

Analisti Shenoll Muharremi ka publikuar disa te dhena ne komunat ku PDK ka minus...