Abdixhiku i thotë Kurtit ta kthejë diplomën e inxhinierit pas deklaratës për ruajten e rrymës në frigorifer

PUBLIKUAR

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nëse kryeministri Kurti si inxhinier me profesion nuk e di se çmimi i rrymës mund të kontraktohet paraprakisht atëherë le ta kthejë diplomën në universitet.

Abdixhiku në fjalën e tij në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit që po mbahet për krizën me energji u shpreh se çmimet e rrymës mund të rezervohen, raporton Gazeta Express.

“Jam i bindur se ai duhet ta dijë e nëse nuk e din si inxhiner ta kthejë diplomën menjëherë në universitet sepse çmimi i rrymës kontraktohet rezervohet. Çmimet fiksohen se sikurse grurin, naftën e çdo mall tjetër në treg mund të blesh energji elektrike me çmimet që nuk ndryshojnë por për të bërë një gjë të tillë duhet të veprosh në kohë jo i fundit në evropë”, tha Abdixhiku.

Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se s’kanë mundur të blejnë rrymë më herët për të shmangur krizën me energji pasi rryma s’mund të konservohet në frigorifer.

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi fizikisht të dashurën në autostradën Ferizaj–Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Një shtetas i Kosovës është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht të dashurën...

Ardhja e bashkatdhetarëve në vendlindje, kjo është gjendja në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme përditësoi...

Këto vende mbesin pa rrymë nesër

KEDS ka njoftuar për punimet që do të realizohen në rrjet dhe për pasojë...