Abdixhiku: Basha konstatoi se është konstituuar Kuvendi – rast i paprecedent i interpretimit të gabuar të vendimeve të Kushtetueses

PUBLIKUAR

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas përfundimit të seancës tha se gjendja e tanishme është shembulli më i mirë se ku të sjell çmenduria e popullizmit.

Ai tha se një Kosovë e tërë bllokohet për shkak të një pozite të parëndësishme, atë të nënkryetarit të pestë të Kuvendit.

“Gjëja e dytë që duhet theksuar është se pa marrëveshje politike nuk mund të ketë zgjidhje, sepse nuk e ka shumicën…Në këtë pikë edhe shihet edhe naiviteti i partive tjera që edhe e mbajnë kuvendin të bllokuar dhe na e lënë një kryetar të Kuvendit, si Dimal Basha, i cili sot po ashtu bëri jo vetëm shkeljen e vazhdueshme të Kushtetueses, por edhe me konstatimin se është konsistuar Kuvendi nuk interpretoi qartë Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha Abdixhiku, raporton Telegrafi.

Tutje, kryetari i LDK-së tha se është e qartë se Kuvendi konsiderohet i konstituuar kur zgjidhen të gjithë anëtarët e Kryesisë së Kuvendit.

“Rast i paprecedent i interpretimit të gabuar të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe çmenduri e popullizimit”, tha ai. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

OVL UÇK thërret konferencë për nesër

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur një konferencë...

KFOR-i: Batalioni britanik mbërrin në Kosovë, dislokimi rutinë nuk ndryshon mandatin e misionit

Personeli, pajisjet dhe automjetet nga Batalioni i Parë i “The Rifles” të Mbretërisë së...

Mërgata shqiptare në Bavari mobilizohet në mbështetje të protestës “LIRIA KA EMËR”

  Mërgata shqiptare në Bavari po mobilizohet në mbështetje të protestës së thirrur nga platforma...