Abbott rikonfirmon vazhdimin e mbështetjes ndaj ATK-së nga shteti britanik

PUBLIKUAR

Sot ambasadori i  Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë z. Nicholas Abbott ka vizituar Administratën Tatimore të Kosovës, me ç ‘rast është pritur nga Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj dhe bashkëpunëtorët e tij.

Vizita e ambasadorit Abbott kishte në fokus përkrahjen e shtetit britanik për institucionin e ATK-së, të cilës asnjëherë nuk i ka munguar. Veç tjerash, theksoj se puna profesionale që ATK është duke bërë në zhvillimin e Departamentit të Inteligjencës Financiare, pastaj në trajtimin e borxheve dhe reformat në shërbimet e tatimpaguesve, janë shumë të rëndësishme për një sistem tatimor të harmonizuar më shtetet e zhvilluara. Z. Abbott, ka vlerësuar punën që ka bërë ATK deri më tani, por edhe në periudhën kritike të pandemisë, gjatë të cilës tatimpaguesve dhe qytetarëve u janë ofruar shërbime digjitale, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik.

ATK vazhdon të ketë përkrahje nga ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, si në avancimin e ekspertizave, po ashtu edhe me ofrimin e pajisjeve souftverike, të cilat në masë të madhe kanë ndihmuar që hetimet tatimore t’i intensifikojnë aktivitetet e tyre dhe të ngrisin rezultatet në identifikim të mashtrimeve tatimore.

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...