AAK përjashton nga partia asamblesiten që votoi për kryesuesin Ariant Sadikun nga LVV

PUBLIKUAR

Sot është zgjedhur kryesuesi i Kuvendi Komunal në Gjilan, Ariant Sadikunga LVV.

Në mesin e asambleistëve që votuan pro ishte edhe Ardita Ukshini nga grupi i asamblesitëve të AKK-së.

Për këtë arsyeje, AAK e ka përjashtuar nga partia asambleistën Ukshini.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Gjilan pas analizimit të seancës së sotme të Kuvendit Komunal në Gjilan në të cilën u votua për kryesuesin e Kuvendit, duke u bazuar në Statutin e Partisë, mori këtë vendim:

Asamblistja e AAK-së në Gjilan, Ardita Ukshini, të lirohet nga të gjitha funksionet në parti si dhe nga Grupi i Asamblistëve të AAK-së në Kuvend.

Arsyetim:

Mendimi dhe fjala e lirë janë të garantuara me statutin e partisë, por veprimet që bien ndesh me vendimet e shumicës dhe të partisë, janë të papranueshme. Andaj, asamblistja jonë, Ardita Ukshini në seancën e sotme të Kuvendit ka vepruar në kundërshtim me vendimin e partisë, duke shpërfaqë interesat personale para atyre partiake e qytetare.

Zyra për Informim e AAK-së në Gjilan!”, thuhet në komunikatën e tyre.

SHIKO MË SHUMË

ZKA fillon auditimin e Sistemit për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë

Në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA)...

Aurona Pelaj është dënuar me 2 vjet e 3 muaj burgim

Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur për rastin e sulmit fizik ndaj të moshuarës...

Tre persona të vdekur brenda një dite, dy dyshohen për vetëvrasje, i treti ra nga lartësia

Tre persona kanë vdekur të dielën në Kosovë, në rrethana ende të pasqaruara. Dy nga...