AAK-ja thotë se e mbështet protestën kundër shtrenjtimit të rrymës, por nuk merr pjesë

PUBLIKUAR

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se nuk është pjesë e protestës që do të organizohet të shtunën, kundër shtrenjtimit të rrymës, raporton Express

Përmes një komunikate, AAK-ja ka deklaruar se e respekton vullnetin e pjesëmarrësve në protestë, por bën thirrje të respektohen masat anti-COVID.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk është pjesë e organizmit të protestës së të shtunës, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Ne kuptojmë shqetësimin e secilit për këtë çështje, njëherësh prapë i bëjmë thirrje Qeverisë që të tërhiqet nga shtrenjtimi i rrymës. Gjithashtu, ne respektojmë vullnetin e secilit për pjesëmarrje në këtë protestë dhe apelojmë që të respektohen masat anticovid”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, protesta kundër propozimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtim të energjisë elektrike organizohet nga Partia Socialdemokrate.

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, sot në një konferencë për media ka deklaruar se tri partitë opozitare, LDK-ja, PDK-ja dhe AAK-ja e përkrahin protestën.

“E kemi takuar kryetarin e LDK-së, z.Abdixhiku, nënkryetaren e PDK-së zonjën Çitaku, dhe kam komunikuar me kryetarin e AAK’së, z.Haradinaj. Ky i fundit ka deklaruar se do ta mbështesë protestën, ndërsa LDK ka thënë që pajtohet me kërkesat tona sa i përket propozimit të ZRRE’së, njëjtë ka deklaruar edhe PDK. Siç e dimë nga qëndrimet publike tashmë PDK ka treguar që vetë nuk merr pjesë, por që ka arsye të protestohet. Ne ende iu bëjmë thirrje”, ka deklaruar Molliqaj./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...