A pranoi ftesë Vitia për të qenë drejtor i Shëndetësisë në Prishtinë? Përgjigjet Sveçla

PUBLIKUAR

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla ka thënë se Arben Vitia nuk ka pranuar ndonjë ftesë zyrtare nga kryetari Përparim Rama për të qenë drejtor i Shëndetësisë në kryeqytet, shkruan Gazeta Express.

Ai në emisionin “Frontal” në T7 deklaroi se Rama tha se është i hapur që Arben Vitinë ta bëjë drejtor vetëm për spektakël mediatik.

“Atë deklaratë z.Rama e ka bërë më tepër për show mediatik. LVV-ja e ka një adresë të saktë. Është subjekti më i madh në kryeqytet dhe subjekti më i madh në vend dhe me aq sa kam njohuri unë si shef i grupit të asamblistëve, në adresën tonë nuk ka arritur asnjë ofertë nga z.Rama”, deklaroi Sveçla.

Lidhur me atë se a do ta pranonte VV-ja, ftesën që Vitia të bëhet drejtor në rast se Rama ofron një gjë të tillë, Sveçla tha se një gjë e tillë do të vendosej në organet e VV-së.

“Çështja e pranimit të ofertës do të diskutohej në organet e LVV-së, mirëpo parimisht ne e kemi lexuar rezultatin e  zgjedhjeve të nëntorit dhe kemi vlerësuar që qytetarët e Prishtinës kanë vendosur që LVV-ja kësaj radhe të jetë në opozitë”, ka thënë ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...