Donald dhe Beatrix janë momentalisht dyshja më e përfolur e Big Brother Vip.
Ata ende nuk e kanë thënë me gojën e tyre se pëlqehen por sipas veprimeve të tyre të dukshme duket se kanë nisur shkëndijat e para mes tyre, shkruan lajmi.net.
Donald dhe Beatrix gjatë gjithë kohës shihen të ngjitur për njëri-tjetrin, madje sot edhe kanë bërë dush së bashku.
Edhe banorët e tjerë brenda shtëpisë nuk e kanë mohuar se ka pëlqim mes atyre dyve.
Kujtojmë se para Donaldit ishte Kledi ai i cili kishte shprehur një lloj simpatie ndaj Trixës e cila nuk i kishte dhënë shpresa modelit të njohur.
Pas daljes nga shtëpia, Kledi kishe vizituar Romeon vëllain e Donaldit duke i dhënë përkrahje këtij të fundit edhe nga jashtë.
Por a thua si i pret Kledi këto flirtime mes Donaldit e Trixës? Po Bora….?/Lajmi.net/



