A ka ndryshuar Rrahmani qëndrim për Kodin që parasheh martesat mes personave të gjinisë së njëjtë?

PUBLIKUAR

Eman Rrahmani, që në zgjedhjet e kaluara i priu Listës për Familjen, ka vendosur të garojë në listë me Partinë Demokratike të Koosvës, për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Rrahmani u shpreh se vendi ka pasur nevojë që t’i bashkojnë forcat, ndërsa e falënderoi liderin e PDK-së, Bedri Hamza për marrëveshjen e arritur.

Ai gjithashtu u pyet për një çështje të ‘nxehtë’ që lidhet me qëndrimet e tij për Kodin Civil, që parasheh bashkësitë civile të seksit të njëjtë, raporton Klankosova.tv

Në përgjigjen që e dha para gazetarëve, Rrahmani tha se asgjë nuk ka ndryshuar në këtë pikë.

“Qëndrimet tona rreth Kodit Civil dihen. Absolutisht që do të jenë qëndrimet e njëjtë, por Kodi duhet me u kalu që me iu shërby qytetarëve dhe familjeve tona.”

Kujtojmë se derisa Kodi pritej të shkonte për votim në Kuvend, Rrahmani në Klan Kosova pati deklaruar se nuk ka votë për shkatërrimin e familjes.

Si ish-deputet i VV-së, Rrahmani, i kishte kthyer përgjigje Albulena Haxhiut, ish-ministre e Drejtësisë, e cila deklaronte se Kodi do të kalonte./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka rrëzuar sot vendimin e Komisionit Qendror të...

Policia ne Leposaviq kap furgonin e Serbisë me rreth 3600 kg kafe të kontrabanduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra,...

“Nuk mundi vjehrra me rehatu në shpi”, flet asamblistja Aida Doli që kishte me vete foshnjën e saj në seancë

Asamblistja shqiptare në Komunën e Mitrovicës së Veriut, Aida Doli, sot në seancën inauguruese...