Në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi që u interpretua se banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, ka një fëmijë jashtëmartesor.
Ajo sqaroi se situata ka lindur nga një keqkuptim për shkak të mbiemrit të njëjtë “Rexha”, dhe se në fakt nëna e fëmijës ka kërkuar përmes Labinotit të gjejë babain biologjik.
“Ky fëmijë nuk ka të bëjë asgjë me Labinotin. Labinoti, përpos që ka tentuar ta kontaktojë babain e fëmijës dhe ta ndihmojë, nuk ka asgjë tjetër. Nëna e fëmijës nuk ka mundur të kontaktojë me babain e vërtetë dhe e ka gjetur Labinotin vetëm për shkak të mbiemrit Rexha. Ai ka kërkuar ndihmë nga Labinoti, për ta gjetur prindin e fëmijë së vet” , tha Laureta.
Ajo theksoi njëherësh se babai i vërtetë i fëmijës është një familjar nga Rahoveci, po ashtu me mbiemrin Rexha.


